Elton Kila ndryshe “Oti i Elbasanit” dyshohet se ka qënë objektiv i atentatit që mbeti në tentative për tu realizuar të shtunën në mbrëmjë, pasi policia zbuloi një makine të mbushur me arme dhe mjete të tjera për ngjarjen kriminale.
53-vjeçari Arben Spahiu, kunati i Erjon Alibej dhe 44-vjeçari Arsen Preçi, u prangosën nga policia e Elbasanit.
Nga provat e mbledhura deri më tani hetuesit mendojnë se dy të ndaluarit mund të ekzekutonin Elton Kilën.
Ky i fundit dyshohet tentoi të eleminonte Nuredin Dumani para se të arrestohej nga policia. Por nuk përjashtohen as pistat që shenjestër të kenë qenë dhe persona të tjerë anetare te bandave rivale kriminale që operojnë në këtë qytet.
“Oti” njihet si një personazh I botës së krimit në Elbasan, ndaj të cilit janë organizuar disa atentate. Dumani mori 70 mijë për ta vrarë dhe nuk ia doli dot mbane. Kila tentoi të hakmerrej por nuk e vrau dot Dumanin.
Elton Kila bëri bujë në media edhe për reklamimin e jetes se tij luksoze, sidomos makinat super të shtrenjta.
Pak kohë Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan vendosi sekuestro preventive mbi një sërë pasurish të shtetasit Elton Kila I njohur edhe me emrin tjeter Kastriot Kila për shkak se dyshohet se këto pasuri janë vënë si pasojë e aktivitetit kriminal në Itali, sidomos në fushën e trafikut të drogës.
Më konkretisht janë vendosur sekuestro mbi këto objekte:
- Nje ndërtesë 5-katëshe, me siperfaqe banimi 1502 m2, ne Elbasan
- Njësi Shërbimi me sipërfaqe 400 m2, ne Elbasan
- Nje siperfaqe toke prej 5200 m², ne Elbasan.
- Sekuestro 100% të kuotave të zotëruara nga shtetasja I.K në shoqërinë tregtare “KILA TRANS” sh.p.k.
Vlera e blerjes së këtyre pasurive nga shtetasi Elton Kila alias Kastriot Kila, të deklaruara në deklaratat noteriale të përpiluara tek noteri, kap shumën prej 70. 819.000 leke te reja.
Vlera aktuale e tregut e ketyre pasurive eshte shume here me e madhe.
Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme si dhe llogari bankare të dyshuara me prejardhje kriminale.
Per kete shtetas Transaksionet financiare të dyshimta, kryer në bankat e nivelit të dytë, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme si dhe biznese në emër të tij dhe lidhjeve të tij familjare, të cilat dyshoheshin se burojnë nga aktiviteti kriminal, kryer në Itali.
Elton (Kastriot) Kila , 37 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan u arrestua me 18 tetor me qëllim ekstradimi për në Itali, pasi Prokuroria e Pescarës/Itali, ka lëshuar urdherin e ndalimit ndërkombëtar datë 11.09.2018, për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallzim i rremë.
Pak kohë më parë në një biznes të tregtimit të mjeteve dhe një lavazho në emer të Elton Kilës, iu vu zjarri disa mjeteve luksozë, ngjarje që dyshohet të ketë lidhje me aktivitetin e jashtëligjshëm në Itali të Kilës e që mund të kenë një hakmarrje nga rivalet e tij.