7 mijë anëtarë sot në Kuvendin Kombëtar të PD! Po Berisha a do të flasë?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
7 mijë anëtarë sot në Kuvendin Kombëtar të PD! Po Berisha a do të flasë?

7 mije anetare te Partise Demokratike do te mblidhen sot ne pallatin e Kongreseve per te vendosur rrugen ku do te ece PD ne kete mandate te trete ne opozite. Kuvendi Kombetar qe eshte organi me I larte I PD do te nise ne oren 11.00 me fjalen e Bashes, me pas do te flasin 19 politikanet qe drejtuan betejen per 25 prillin ne te gjithe vendin, e ne fund eshte parashikuar nje hapesire per diskutime.

 

Te shtunen ne Kuvend do te miratohet edhe statuti ri si dhe do te zgjidhen 300 anetaret e keshillit kombetar.

 

Advertisement

Por me shume se lista e folesve dhe ceshtjet qe do te votohen; moment me I rendesishem I kuvendit eshte mesazhi qe do te percjelle Lulzim Basha.

Kryetari I demokrateve ka folur shume rralle pas humbjes se zgjedhjeve te 25 prillit duke iu shmangur sfidave me te cilat perballet partia demokratike, e cila si asnje force tjeter politike ne shqiperi do te qendroje 12 vjet ne opozite.

 

Ka pasur disa zera brenda dhe jashte PD qe kane bere thirrje per ndryshim; por deri tani asnje veprim i bashes nuk flet per reforme. Ndryshimet ne statut nuk sollen asnje risi dhe analiza e humbjes nuk nxorri asnje problem e asnje gabim te partise demokratike ne garen per 25 prillin. Por kuvendi eshte I vetmi forum ku ish-kryetari I PD, Sali Berisha nuk ka munguar asnjehere. Qe prej ardhjes se bashes ne krye te PD, Berisha ka zgjedhur te mos flase ne kete forum; por kete here duket se situata ka ndryshuar.

Advertisement

 

Vete berisha e ka lene te hapur mundesine se do te dale ne foltoren e kuvendit me nje mesazh per demokratet, por ende nuk e ka vendosur perfundimisht.Marredhenia mes Berishes e Bashes duket se ka ndryshuar ne muajt e fundit, vecanerisht pas shpalljes non grata te Berishes nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes; ceshtje per te cilen Basha ka heshtur.

 

Ndersa vete Berisha ka vendosur te heqe dore nga mbeshtetja e plote ndaj Bashes, duke mos I kursyer kritikat e per me teper duke deklaruar se eshte I gatshem te kthehet ne krye te PD.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy