Shtatë qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend. Nga 4081 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID 451 persona.
Pacientët që nuk e fituan dot betejën me virusin ishin nga Fieri, Elbasani, Vlora, Kavaja, Tiranë dhe Gjirokastra, të moshave 49-85 vjeç.
Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 242 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.
Të infektuar aktivë në të gjithë vendin janë 12,700 pacientë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5410
Shkodër 1351
Fier 1197
Durrës 1185
Vlorë 742
Lezhë 599
Elbasan 627
Berat 500
Kukës 307
Korçë 306
Gjirokastër 259
Dibër 217