7 qytetarë kanë humbur jetën dhe 876 persona janë infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, nga 3512 testime të kryera.
Nuk e kanë fituar betejën me virusin 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 57-87 vjeç.
“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 179 raste në Tiranë, 72 raste në Vlorë, 59 raste në Elbasan, 56 raste në Durrës, 45 raste në Kavajë, 33 raste në Shkodër, 28 raste në Sarandë, 26 raste në Krujë, Lezhë, Kurbin, 22 raste në Fier, 19 raste në Kukës, 18 raste në Lushnje, Shijak, 17 raste në Berat, Kamëz, Gramsh, 14 raste në Tepelenë, 13 raste në Mirditë, 12 raste në Librazhd, 10 raste në Mat, Delvinë, Dibër, Vorë, 9 raste në Gjirokastër, Malësi e Madhe, Patos, 8 raste në Vau i Dejës, 7 raste në Korçë, Pogradec, Ura Vajgurore, Skrapar, 6 raste në Mallakastër, Peqin, 5 raste në Rrogozhinë, Tropojë, 4 raste në Divjakë, Kolonjë, Kuçovë, Cërrik, Poliçan, 3 raste në Has, Belsh, Prrenjas, 1 rast në Përmet, Roskovec, Himarë, Memaliaj, Këlcyrë.”
Ndërkohë, janë shëruar 503 qytetarë, duke e çuar numrin e të rikuperuarve në 45,383 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 16142
Fier 2089
Durrës 1523
Shkodër 1390
Elbasan 1283
Vlorë 1156
Lezhë 1023
Korçë 909
Berat 898
Gjirokastër 557
Dibër 440
Kukës 435