Një aksident është regjistruar rreth orës 16:30 në Himarë.
64 vjeçari me iniciale P.N teksa ka qenë duke drejtuar një mjet ushtrie ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një bordurë.
Si pasojë e kësaj, ka mbetur i plagosur shoferi dhe dy ushtarë, përkatësisht 23 dhe 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Himarë/Informacion paraprak
AdvertisementSot, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Qafa e Vishës”, shtetasi P. N., 64 vjeç, duke drejtuar një automjet të ushtrisë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
64-vjeçari, së bashku me 2 prej ushtarakëve që udhëtonin në këtë mjet, shtetasit G. H., 23 vjeç dhe J. Ll., 32 vjeç, ndodhen në spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën.
AdvertisementGrupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.