Një 63-vjeçar në Çorovodë ka humbur jetën, pasi është rrëzuar teksa ka qenë duke krasitur pemët.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme.
Advertisement
Skrapar/Informacion paraprak
Më datë 25.01.2023, rreth orës 11:40, në lagjen “2 Dhjetori”, Çorovodë, shtetasi K.K., 63 vjeç, duke krasitur pemët në banesën e tij, është rrëzuar nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
AdvertisementGrupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.