Tre persona u ekzektuan në një atentat mafioz me armë zjarri këtë të dielë në aksin Fushë Krujë –thumanë.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi tek mbikalimi i Fushë Krujës ne mes te dites ne nje aks rruge mjaft te frekuentuar, ku persona ende të paidentifikaur qëlluan me breshëri automatiku në drejtim të një automjeti tip “Volsvagen Passat”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga të shtënat makina u përfshi nga flakët, ndërsa njëri nga personat që ishte pasagjer në mjet doli me shpejtësi jashtë. Ai tentoi të largohej por u vra nga ekzekutorët. Sipas policisë, viktimë mbeti 30-vjeçari, Diklen Vata.

 

Ndërkohë dy shokët e tij të bërë shoshë nga plumbat, u dogjën brenda në makinë. Sipas deklarimeve të dhëna nga familjarët e 30-vjeçarit Diklen Vata, viktime e sulmit mbeti dhe Besmir Hoxha e Brilant Martinaj. Tre të rinjtë ishin duke udhëtuar së bashku.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në vendgjarje mbërritën menjëherë policia, forcat zjarrfikëse si dhe ambulanca.  Hetuesit morën dëshmitë e para dhe mblodhën provat e para.

 

Gjatë kontrolleve në zonë agjentët gjetën në fshatin Larushk, një makinë të djegur tip “Volksëagen Passat”. Mjeti dyshohet se u përdor nga autorët pasi në brendësi të tij u gjet dhe një armë zjarri automatik, që mendohet të jetë përdorur nga ekzekutorët.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dyshohet se objekt i sulmit ishte Brilant Martinaj ndërsa shkak mund të jetë bërë hakmarrja. Brilant Martinaj është djali i xhaxhait i Ervis Martinajt, i cili është në kërkim nga pas dëshmisë së dhënë nga Nuredin Dumani, si i përfshirë në disa ngjarje kriminale.

 

Brilant Martinaj ka qenë i dyshuar për vrasjen e ish efektivit te FNSH, Xhulio Prela por më pas u shpall i pafajshëm pasi nuk kishte lidhje me krimin. Ai mendohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e ish policit Xhelal Reçi në Laç.  Ndërsa vitktima tjetër 30-vjeçari Diklen Vata, në vitin 2017 ishte arrestuar për shpërndarrje kokaine në doza të vogla.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";