
Gjashtë viktima dhe 206 raste të reja me koronavirus u raportuan të hënën në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se në Prishtinë dhe Fushë Kosovë janë regjistruar nga dy viktima, ndërsa nga një në Mitrovicë dhe Prizren.
Rastet e reja pozitive, ndërkaq, rezultuan nga testimi i 1,281 mostrave.
Kosova ka konfirmuar në total 53,982 raste me koronavirus dhe 1,383 viktima.
Advertisement
Të shëruar janë 46,648 pacientë, prej tyre 389 në 24-orëshin paraprak.
Raste aktive në Kosovë aktualisht janë 5,951.