Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka konfirmuar numrin e viktimave të shtetasve shqiptarë në aksidentin tragjik në Greqi, në Tempe.
Xhaçka ka bërë me dije se kanë humbur jetën në këtë aksident disa shqiptarë të cilët janë, Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi dhe Pavlin Bozo.
Më tej, ministrja shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi.
Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike!
Advertisement
Në këtë ditë zije një lutje e veçantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident:
Klaudia Lato
Advertisement
Ifigjenia Micka
Erieta Molko
Advertisement
Ioanis Xhiollas
Denis Ruçi
Advertisement
Pavlin Bozo”, shkruan ministrja Olta Xhaçka