Gjashtë persona janë vënë nën hetim nga autoritetet për zjarrvënie gjatë 24 orëve të fundit.

 

Policia e Shtetit njoftoi se rastet janë regjistruar në Berat, Cërrik, Korçë, Tropojë e Dibër.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kurse gjithsej, nga 25 korriku, janë proceduar penalisht si zjarrvënës në të gjithë vendin 39 persona.

 

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga data 25 korrik deri sot, në vlerësim të masave për të parandaluar dhe goditur fenomenin e zjarrvënies, janë proceduar në total 39 persona

Berat – Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan shtetasin M.Ç., 35 vjeç, banues në Vëndreshë, pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në këtë fshat, ku është djegur sipërfaqe e konsiderueshme toke me pyje dhe bimësi të ndryshme.

U shpall në kërkim shtetasi B. H., 44 vjeç, banues në Bathore, pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në Malin e Tomorrit, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha dhe kullota.

Cërrik – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin M.R., banues në fshatin Shtërmen, pasi dyshohet se në fshatin Shtërmen, ka djegur disa barishte në pronën e tij dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur sipërfaqe toke me pemë frutore dhe vreshta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Korçë – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë shpallën në kërkim shtetasin R.R., banues në fshatin Leshnjë, pasi dyshohet se në këtë fshat, në vendin e quajtur “Manastirsht”, ai ka djegur një hektar sipërfaqe pyjore me shkurre e dushk.

Tropojë – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasin Sh.D., banues në fshatin Dragobi, pasi dyshohet se ka vënë zjarr në afërsi të fshatit, e për pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me ah e shkurre.

Dibër – Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin G.P., banues në Mat, pasi dyshohet se pranë varrezave të qytetit Burrel, ka ndezur zjarr dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe tokë pyjore.

Policia e Shtetit apelon të gjithë banorët, në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.