Mbytet në rezervuarin e Koshnicës  ne Devoll, një 58 vjeçar.

Burime të mirë informuara thanë  per Vizion Plus se  Sokol Myrtezai nga qyteti i Maliqit vuante nga probleme kardiake ndaj dhe për këtë ekspertët nuk e përjashtojnë mundësinë e një infarkti në momentin kur ka rënë në kontakt me ujin.

Të njëjtat burime thanë se viktima e kishte marrë me konçension rezervuarin e këtij fshati dhe në momentin e ngjarjes mësohet se hidhte ushqim për peshqit.

Ai ka qënë i shoqëruar me të vëllain dhe një person tjetër të cilët i kanë ardhur në ndihmë por duket se vdekja e tij ka qënë e menjëhershme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ne Devoll ka pasur edhe raste te tjera te mbytur ne rezervuare.