Mbytet në rezervuarin e Koshnicës ne Devoll, një 58 vjeçar.
Burime të mirë informuara thanë per Vizion Plus se Sokol Myrtezai nga qyteti i Maliqit vuante nga probleme kardiake ndaj dhe për këtë ekspertët nuk e përjashtojnë mundësinë e një infarkti në momentin kur ka rënë në kontakt me ujin.
Të njëjtat burime thanë se viktima e kishte marrë me konçension rezervuarin e këtij fshati dhe në momentin e ngjarjes mësohet se hidhte ushqim për peshqit.
Ai ka qënë i shoqëruar me të vëllain dhe një person tjetër të cilët i kanë ardhur në ndihmë por duket se vdekja e tij ka qënë e menjëhershme.
Advertisement
Ne Devoll ka pasur edhe raste te tjera te mbytur ne rezervuare.