Policia e Fierit ka arrestuar 55 vjeçarin me iniciale P.T i cili ka dhunuar motrën e tij.
Policia përmes një njoftimi për media thekson se 55 vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa nuk bëhen të ditura detaje të tjera.
“Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin P. T., 55 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij”.
Po të njëjtat struktura, kanë arrestuar edhe një 59 vjeçar me iniciale P.B i cili teksa ka qenë duke kryer punime pa leje të organeve vendore, ka bllokuar qarkullimin e mjeteve të transportit në Fier.
“Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P. B., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka bllokuar qarkullimin e mjeteve të transportit, në qendër të qytetit të Fierit, duke kryer punime, pa marrë leje nga organet vendore.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale”.