Një 53-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht.
Policia e Tiranës në një njoftim zyrtar bën me dije se 53-vjeçari Kristo Doka teksa ka qenë duke punuar ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën.
Advertisement
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën “Konferenca e Pezës”. Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Më datë 09.02.2023, në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi K. D., 53 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
AdvertisementGrupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.