500 efektivë të FA luftojnë me flakët në Karaburun, tre helikopterë hedhin ujë nga lart

Pinterest LinkedIn Tumblr +
500 efektivë të FA luftojnë me flakët në Karaburun, tre helikopterë hedhin ujë nga lart

500 efektivë të Forcave të Armatosura, 50 mjete, tre helikopterë, zjarrfikëse dhe ambulanca po luftojnë me flakët në Gadishullin e Karaburunit.

 

Të dhënat i dha Ministria e Mbrojtjes, e cila njoftoi se po punohet që zjarri të mos përhapet edhe në Parkun e Llogarasë.

 

Advertisement

“ Flakët kanë vijuar të jenë aktive përgjatë natës, duke u kthyer në rrezik për banorët e fshatit Dukat. Aksioni po vijon prej orësh nga toka dhe nga ajri për të vënën nën kontroll flakët, në mënyrë që ato të mos përparojnë drejt Parkut të Llogarasë. Një tjetër vatër aktive është në fshatin Cukal, njësia administrative Shllak, bashkia Vau Dejës, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë të ndryshme. Shërbimi vendor i MZSH Vau Dejës ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për shuarjen e flakëve. Gjithashtu puna po vijon për vënien nën kontroll të zjarrit të rënë në fshatin Qesorat, të njësisë administrative Lunxhëri në bashkinë e Gjirokastrës, ku bashkë me punonjësit e shërbimit të zjarrfikëses së këtij qarku janë bashkuar edhe 20 efektivë të FA.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy