50-vjetori i themelimit të Akademisë së Sigurisë është përshëndetur edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Në fjalën e tij, Nano tha se Policia e Shtetit është e angazhuar që të rrisë përformacën dhe standartet në procesin mësimor në Akademinë e Sigurisë sipas modeleve euroatlantike për ti ofruar qytetarëve një shërbim dinjitoz policor.
Sipas Nanos, në fokus do të jenë edhe trajnimet për karierën brenda rradhëve të policisë.
Si një ish-student i kësaj Akademie, Gledi Nano u shpreh i emocionuar teksa përcolli vlerësimet për të gjithë Policinë e Shtetit
“Të nderuar pedagogë, kolegë e student, për mua është kënaqësi dhe nder që gjendem këtu me ju, si ish-student, jo pa emocion kam nderin t’ju përshëndes në emër të Policisë së Shtetit.”
Në fjalën e tij Nano theksoi se arsimi, gara për karierë dhe dija, do të jenë kritere të domosdoshme dhe sipas standarteve ndërkombëtare për këtë institucion.
“Historia e zhvillimit të arsimit policor është e lidhur ngushtë me historinë e Policisë së Shtetit në këto 50 vite. Ky institucion u dha dijen e nevojshme shumë gjeneratave, të cilët do të definitonin të ardhmen e Policisë së Shtetit dhe të vetë Akademisë. Garantoj cilësinë në arsim, garë për dijen dhe dijen si vlerë.”
Advertisement
Nano u shpreh optimist për një zhvillim të sigurt dhe të paqtë për gjeneratat e reja dhe për shoqërinë në të ardhmen.
“E nesërmja pa diskutim do të jetë më reflektuese, më e sigurt dhe më e paqtë për ne si shoqëri dhe për gjeneratat që do të ecin në gjurmët e asaj që brezat krijuan dhe po vijojnë të ndërtojmë hap pas hapi.”