Sot u shënua 50 vjetori i themelimit të Akademisë së Shkencave. Në kuadër të kësaj, në Kuvend u mbajt një konferencë, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Rama theksoi se të gjithë akademikët pavarësisht bindjeve, simpative nën çatinë e Akademisë të ndjehen pjesë e së njëjtës mënjanësi.
Ai shtoi se sot historia e shqiptarëve është e kërcënuar.
“Sot jemi në kushte kur kemi ringritur një qendër për botimet albanologjike enciklopedike. Enciklopedia shqiptarëve, historia e shqiptarëve dhe fjalori i madh i gjuhës shqipe janë tresfida të mëdha në tre drejtime ku Shqipëria, jo vetëm vendi por kombi ynë janë të kërcënuara. Është e kërcënuar historia e shqiptarëve nga një injorancë dhe nga një arrogancë e pashembullt që për shumë vite e ka kthyer mënjanësinë e Akademisë së shkencave në një territor anësish politike dhe në një arenë ekstremizmash që gjejnë rrugë për shkak se bota e informacionit nuk ka respekt për asnjë hierarki të dijes. Sot jemi akoma në kushtet kur është e pasigurt nëse mundët apo jo që ta shkruajmë një histori të shqiptarëve që të jetë e gjithë shqiptarëve.
AdvertisementSot gjuha shqipe është e kërcënuar si asnjëherë më parë. Gjithë ato që thuhen dhe ndërmerren kundër gjuhës shqipe në rendin e pavërtetë akademik, pseudoakademik janë vetëm maja e një ajsbergu që po e gërryen gjuhën shqipe nga poshtë përmes shpërdorimit total të saj. Askush nuk e ka mendjen sa saktë i shkruan fjalët, por e ka mendjen të bëhet “send” sa më shpejt. Besoj që gjuha e unifikuar shqipe është një nga pasuritë më të mëdha të shqiptarëve.
Në mbyllje të fjalës së tij, Rama tha se sot jemi shumë larg asaj që mund të ishim në rast se do të ishte garantuar vijimësia e Akademisë së Shkencave dhe “në rast se mes të djeshmes dhe të sotmes, nuk do të kishte hyrë në mes një e sotme ku vuglu i politikës dhe kryengritja e injorantëve nuk do të kishin bërë gjithë atë kasaphanë që bënë me gjithë rrjetin e dijes.”, tha Rama.