
Një 50 vjecar është gjetur i vdekur në Vlorë.
Sipas informacionit të dhënë nga policia, në mengjes, rreth orës 07:00, një shtetas u gjet pa jete në anë të një kanali.
Viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale G.B, 50 vjec.
Ai vuante nga semundja e epilepsisë dhe ka dyshime se mund të jetë rrëzuar në kanal , ka dëmtuar kokën dhe ka gjetur vdekjen pasi është mbytur.
Advertisement
Rreth orës 07:00, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në anë të një kanali është gjetur pa shenja jete shtetësi G. B., rreth 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë. Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht kur ka qenë duke ecur dhe për pasojë është mbytur në kanal.