Kryetari i Partisë Demokratike nderoi dëshmorët e atdheut në ditën e veçantë të përkujtimit të tyre.
Basha vendosi kurora me lule në monumentin “Nënë Shqipëri”, tek Varrezat e Dëshmorëve”, si dhe u përkul me nderim përpara Heroit të Demokracisë Azem Hajdari.
Lideri i opozites vendosi lule edhe në nderim të 22 intelektualëve të pushkatuar pa gjyq nga diktatura komuniste pas bombës në ish ambasadën sovjetike, në simbol të nderimit të opozitarizmit dhe shprehjes së lirë.
Po sot kryetari i PD vendosi nje kurore me lule në nderim të kapiten Feti Voglit, i cili ra në krye të detyrës në Afganistan, në një mision të Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në NATO.
Lulzim Basha bëri homazhe edhe para efektivëve të policisë të rënë në krye të detyrës në luftë kundër krimit, si dhe vendosi lule ne varrin e Dëshmorit te Atdheut Skerdilajd Llagami, i rënë në luftën për çlirimin e Kosovës.