47 mijë gjoba për maskat në Kosovë/ Bizneset: Masat shtrënguese po na rrënojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
47 mijë gjoba për maskat në Kosovë/ Bizneset: Masat shtrënguese po na rrënojnë

Gjendja e rënduar e shëndetit publik nuk është problemi i vetëm në Kosovë, pasi vendi po përballet edhe me një krizë të vështirë ekonomike. Kryetari i Dhomës Ekonomike, Berat Rukiqi, tha se qeveria e ka lënë në baltë sektorin privat.

BERAT RUKIQI

KRYETAR I DHOMES EKONOMIKE TE KOSOVES

 “Unë mund të them që institucionet e vendit nuk kanë qenë efikase në përkrahjen e sektorit privat…Për emergjenten është vonuar dhe kjo ja ka humbur kuptimin, normal që janë ndihmuar bizneset po bizneset kanë qen të pakënaqura me krejt procesin. Tani për rimëkëmbjen janë masat e para, kjo masa e fundit 60 milionë është mirëpritur, po normal që pritjet janë shumë më të mëdha.”

Advertisement

Pronarët e bizneseve por edhe qytetarët kanë protestuar disa herë kundër shtrëngimit të masave dhe duket se shume prej tyre nuk i kanë zbatuar ato. Në vetëm një muaj, policia ka gjobitur mbi 47 mijë qytetarë, shumica prej tyre në Prishtinë. Sipas inspektoriatit shëndetësor, edhe një pjesë e mirë e bizneseve nuk i respektojnë masat.

LAMIR THAÇI

ZEDHENESI I AUV

“Nga monitorimi që kemi bërë për gjobat e shqiptuara për shkelës kemi vërejtur që llimisht numri i shkeljeve më të mëdha ka qenë nga numri i bizneseve që nuk kanë respektuar ndalimin e shërbimit në ambientet e mbyllura llimisht kur ka qenë vendimi në fuqi, pastaj kemi pasur edhe  shkelës kuzimit të lëvizjes brenda orarit të caktuar me vendime të qeverisë. Dhe kemi pasur raste kur inspektorët kanë shqiptuar gjoba për mosmbajtje të maskës apo edhe distancën zike, qoftë mes personave zik apo tavolinave ku janë shërbyer klientët”.

Advertisement

Sipas Ligjit për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, çdo person që nuk mban maskën dënohet me 35 euro.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy