47 deputetë të PS kanë firmosur kërkesën që Kuvendi të fusë në rend ditë shkarkimin e Presidentit Meta.
Vizion Plus mësone se kërkesa e 47 deputeteve është depozituar në kryesinë e kuvendit ditën e premte.
Mazhoranca ka paralajmëruar se ka ndërmend të cojë deri në fund procedurat për shkarkimin e Presidentit Meta, referuar shkeljeve të kreut të shtetit të përcaktuara në nenit 90 të Ligjit themeltar të shtetit.
Veprimet e Presidentit Meta gjatë fushatës zgjedhore, kanë shkelur Kushtetutën ndaj janë nisur procedurat për shkarkimin e tij edhe pse një gjë e tillë do të kalojë përmes betejave ligjore pasi verdiktin final duhet ta japë Gjykata Kushtetuese.
Advertisement