Policia e Durrësit arrestoi këtë të hënë një 45-vjeçar, nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike. Shtetasi me inicialet Ç. P., banues në Kavajë, u kap me 12 kilogramë e 150 gramë kanabis.
Me vete gjatë ai kishte edhe një ikonë të vjetër, me vlera historike, që sipas policisë, i përket kohës bizantine. Bashkë me lëndën narkotike, efektivët sekuestruan edhe këtë ikonë, që dyshohet se 45-vjeçari e ka grabitur në një kishë dhe do ta shiste.
Advertisement
I prangosuri ka qenë i dënuar më parë për “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Përvetësim të mallrave ose parave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”.