Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për ngacmim seksual.

Në pranga ra shtetasi me iniciale D.K, banues në Bathore, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Një tjetër ngjarje e rëndë u shënua ditën e sotme në fshatin Sheqeras të Maliqit. Pëllumb Lamçe, 71 vjeç u arrestua pasi tentoi të përdhunonte një vajzë 9-vjeçare. Ka qenë një 20-vjeçare, ajo e cila ka parë ngjarjen në këndin e lojërave të shkollës së fshatit dhe ka ndërhyrë.

Sipas burimeve të Vizion Plus, 71-vjeçari jeton i vetëm pasi familjen e ka jashtë shtetit. Dyshohet se i moshuari vuan nga problemet e shëndetit mendor./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";