Një 42-vjeçar u kap me drogë në banesë.
Policia e Fierit vuri në pranga shtetasin Xh. M., banues në Cakran, sepse në territorin e shtëpisë iu gjetën 56.3 kg kanabis, 2.785 fara kanabisi, fidanë të dyshuar kanabisi të kultivuar në vazo lulesh, një armë gjahu karabinë, sende që shërbejnë për të kultivuar bimët narkotike dhe dy aparate celularë.
Advertisement
Lënda narkotike u sekuestrua, ndërsa 42-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.