Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratave të kryeminstrit Edi Rama për pastrimin e mbetjeve.

Sipas Tabakut, dje Rama deklaroi që do të rrisë përsëri tarifat e pastrimit, që t’i çojë para inceneratorëve. Deputeja thekson se Rama, i ka ofruar në pjatë të florinjtë 400 milionë euro përmes 3 kontratave korruptive Klodian Mirel Mërtirit të inceneratorëve.

“Një kryeministër që drejton një shtet të kapur shndërrohet në mburojën politike të atyre që e mbajnë në pushtet. U dogjën plehrat në Fier, Durrës e Kavajë për të furnizuar me kontrata të majme pronarin e Inceneratorëve. U mbuluan qytetet e mëdha të Shqipërisë nga tymi plehrave. U rritën tarifat e pastrimit në Tiranë, Durrës, Kavajë e Shijak. Dje doli përsëri dhe deklaroi që do të rrisë përsëri tarifat e pastrimit, që t’i çojë para inceneratorëve. Prandaj i njëjti person dogji ligjet dhe kushtëtutën duke ia ofruar në pjatë të florinjtë 400 mln euro përmes 3 kontratave korruptive Klodian Mirel Mërtirit të inceneratorëve. Aq frikë saqë vonon dhe ngritjen e Komisionit Hetimor të inceneratorëve me lloj-lloj pretekstesh.
Kjo është kapja e shtetit!”, shkruan Tabaku.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";