Mbërrijnë në Shqipëri edhe 40.800 vaksina AstraZeneca.
Lajmin e dha kryeministri Edi Rama në “Facebook”, ku shprehu vullnetin e qeverisë për të mbrojtur jetën e çdo qytetari, duke i imunizuar kundër COVID-19.
Advertisement
“ Aeroporti “Nënë Tereza” – 40,800 vaksina AstraZeneca, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare, nëpërmjet instrumentit COVAX sapo kanë mbërritur në Tiranë Me 899,550 vaksinat AntiCovid që kanë mbërritur deri tani në Shqipëri dhe sasitë e tjera të vaksinave që do të vijnë sipas kalendarit të kontratave që kemi siguruar, jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari ”