Presidenti Ilir Meta ka kujtuar përvjetorin e ndarjen nga jeta të shkrimtarit Dritëro Agolli.
Në një mesazh të shpërndarë në rrjetin e tij social “Facebook”, kreu i shtetit ka vënë në dukje mungesën e patriarkut të letrave shqipe. Ai shkruan se Agolli do të dritëron në çdo varg, libër, mesazh dhe këshillë të mençur, që na la trashëgim.
“Dritëroi ynë i madh dhe i paharruar dritëron përjetë në çdo varg, libër, mesazh e këshillë të mençur, që na la trashëgim të gjithëve. Me rrënjët e thella në popull, shprehës i fuqishëm i shpirtit të shqiptarit të thjeshtë, të ndershëm, punëtor e patriot, Dritëroi do të jetë gjithmonë pranë nesh me idetë e tij të vyera në letërsi, art dhe politikë. Shumë mall për ty mik i shtrenjtë, që na mungon kaq shumë!”
Advertisement