Alkes Nikën, Ziver Veizin, Hekuran Dedën dhe Faik Myrtajn, kryeministri Edi Rama i shpalli “Dëshmorë të Atdheut”. Titulli, katër qytetarëve të vrarë në protestën e socialistëve më 21 Janar, iu dha në dhjetëvjetorin e perkujtimit të saj.
Familjarëve të të ndjerëve, të ulur në krah të ministrave dhe drejtuesve kryesor të Partisë Socialiste, Edi Rama, iu tha se drejtësia ende nuk është vendosur. Fajtori për kreun e qeverisë është sistemi që trashëgoi që me gjithë reformën në drejtësi të ndërmarrë gjatë qeverisjes së tij, ende nuk është pastruar nga korrupsioni.
EDI RAMA
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Drejtësia për 21 janarit është e papërfunduar. Parlamenti nuk bën gjyqe e nuk jep vendime gjyqësore. Qeveria nuk bën roli e Prokurorisë dhe as ministri i drejtësisë dhe as ministri nuk ngrenë akuza penale për t’ia çuar gjykatës së partisë. Është drejtësia që i bën të gjitha këto.
Për të përforcuar arsyen për një drejtësi të munguar ndaj katër protestuesve që mbetën të vrarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Edi Rama e argumentoi me përmbajtjen e dosjes së 21 Janarit.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Po të mos e dish që kjo është një ngjarje që ka ndodhur, kjo është një dosje e një procesi për një ngjarje të ndodhur, me siguri mund të mendosh që në fakt këto janë faqe të një libri satirik. Dy persona të evidentuar si persona që kanë vrarë, konsiderohen nga gjykata si dy individë që nuk kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe nuk kanë pasur bashkëpunim me persona të tretë, e thotë Gjykata e Apelit, që këta persona nuk kanë dashur të vrasin, por nga vetëbesimi i tepruar, kanë krijuar viktima. Njësoj si terroristët që nuk bashkëpunojnë me palë të treta, por kanë një vetëbesim të tepruar për të vendosur një rend të ri botëror dhe vrasin njerëz dhe janë të pafajshëm
Krenar që në tetë vite si kryeministër hodhi themelet e para të një drejtësie funksionale, kryeministri është besim-plotë se në të ardhmen ajo do të veprojë jo vetëm ndaj atyre që qëlluan për vdekje katër protestuesit por edhe ndaj atyre që e shkaktuan apo urdhëruan vrasjet.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Drejtësia do ta bëjë të sajën dhe ata, të cilët i vranë për herë të dytë dhe i vranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin me palë të treta të veshur nën togën e zezë të gjykatësve, do të përgjigjen. Do të përgjigjen ashtu siç do të përgjigjen të gjithë gjykatësit dhe prokurorët që sot janë angazhuar fort, për të bërë 25 prillin një referendum kundër kësaj qeverie, së bashku me udhëheqësin e këtij referendumi.
Me këtë premtim, Edi Rama dhe familjarët e viktimave të 21 Janarit vendosën, si çdo vit, karafilët e kuq në vendet ku ata humbën jetën.
MARK NIKA
XHAXHAI I ALEKS NIKES
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Po zbarritje ka patjetër, ka shumë segmente që e zvarrisin, nuk është dëshirë e kryeministrit as e policisë, po përfundoi reforma e besoj, në këtë gjendje është gjithmonë në favor të krimit.