Kjo e diel shënoi një rënie të numrit të të prekurve me koronavirus. Nga rreth dy mijë testime, rezultuan 475 qytetarë të infektuar.
Qytetet me numrin më të lartë të infektimeve vijonë të jenë Tirana, Durrësi, Berati dhe Fieri.
Advertisement
Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shënuar 4 humbje jete. Viktimat janë të grupmoshave nga 57-83 vjeç.
Ndërkohë, në spitalet COVID po marrin trajtim 186 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rëndë.
Advertisement