Të paktën katër qytetarë kanë humbur jetën për shkak të tërmetit të fuqishëm që u regjistrua këtë të premte në Izmir të Turqisë.
Mediat turke bënë me dije gjithashtu se deri tani janë 120 të plagosur.
Advertisement
Autoritetet kanë dërguar 3 milionë lira ndihma urgjente për t’u përdorur. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë, ndërsa më herët një grua u nxor e gjallë nga gërmadhat.