Vijojne hetimet per zbardhjen e vdekjes së 4 turistëve rusë në hotelin ‘Gloria’ në Qerret të Kavajës.

Organi i akuzës një ditë më parë nisi hetimet për vrasje pa autor për 4 të huajt, ndërkohë burime shtojnë se ekspertët janë në pritje të analizave toksikologjike për të vërtetuar nëse kemi të bëjmë me një helmim apo diçka tjetër shkaktoi vdekjen e 4 anëtarëve të së njëjtës familje. Deri më tani ekspertiza paraprake ka vërtetuar se asnjë prej tyre nuk kishte shenja dhune.

Vdekja e turistëve fillimisht u tha se u gjetën në sauna dhe u asfiksuan, por më tej u zbulua se u gjetën pajetë në pishinën dimërore, ku duket se kjo i ka shtuar më shumë dyshimet.

Për hetimin e vdekjes së 4 shtetasve rusë, ka reaguar edhe Komiteti i Hetuesve të Rusisë, institucion i njëjtë me rolin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në vendin tonë. Ky institucion i ka kërkuar palës shqiptare informacion të plotë mbi 4 turistet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sergey Burenkov, 60 vjeç, dhe bashkëshortja Natalya Burenkova, 58 vjeç, ishin me pushime në Shqipëri, së bashku me vajzën e tyre Ekaterina dhe partnerin e saj Nikita Belousov.

Familja nga Rusia, ishte e apasionuar pas udhëtimeve dhe vizitonin vazhdimisht vende te ndryshme. Ata rezultojnë të jetë një familje e pasur dhe biznesmenësh në vendin e tyre.

Por një tjetër pistë dyshimi është dhe profesioni i Sergei Burenkov, i cili më herët ka shërbyer si gjeneral ushtrie dhe kjo ka shtuar dyshimet se ata mund të jenë eliminuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";