Prej disa ditësh 38 fshatra të njësisë administrative Gorë dhe Moglicë në qarkun Korçës po përballen me mungesën e energjisë elektrike.
Reshjet e borës të rëna gjatë fundjavës kanë shkaktuar dëme të mëdha në rrjetin e tensionit të ulët dhe të mesëm, pasi shumë shtylla janë rrëzuar.
Dëmi sipas administratorëve të këtyre njësive, është i madh, pasi ka këputje të telave përcjellës.
NAZMI QOSE
AdvertisementADMINISTRATOR I NJESISE GORE
Janë disa grupe të OSHEE, por reshjet e dëborës kanë bërë shumë zarare. Ka këputje telash dhe rrëzim shtyllash. Dhe për tre katër ditë të tjera jo. Ka ardhur koha për rielektrifikim.
FETAH HOXHA
AdvertisementADMINISTRATOR I NJESISE MOGLICE
Si pasojë e reshjeve të borës ka bërë te bien shtylla. Shtyllat e tensionit te ulet e të mesëm kanë pësuar defekt nga reshjet e dëborës. Me angazhimin që ka bërë OSHEE, për 2- 3 ditë që të marrin fshatrat energji elektrike. U bë një remont por ne nuk po gjejmë zgjidhje. Duhet ndërhyrje se janë amortizuar të gjitha.
Nga ana tjetër grupet e OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë për banorët e kësaj zone pavarësisht terrenit të vështirë.
Sipas operatorit të shpërndarjes, krahas dëmeve që kanë pësuar linjat e tensionit nga moti i keq, një tjetër faktor që ka shkaktuar vonesa në rikthimin e energjisë elektrike në këto zona janë dy HECE-t private që operojnë në rajonin e Korçës.
Këto HECE kanë dëmtuar linjën e nënstacionit të Lozhanit dhe nuk po marrin masa të menjëhershme, pasi kanë stopuar aktivitetin e tyre.