Policia në Tiranë ka vënë në pranga tre persona pasi një  36-vjeçar ra nga pallati ku po punonte dhe humbi jetën.

 

Bëhet e ditur se të arrestuarit janë G. G., 41 vjeç, me profesion inxhinier drejtues teknik, M. N., 32 vjeç, me profesion inxhinier përgjegjës për sigurinë dhe M. D., 33 vjeç, nënkontraktor në një firmë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tre të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Punëtori 36-vjeçar ndodhej në katet e sipërme të ndërtesës ku punonte, por për arsye ende të paqarta humbi ekuilibrin edhe ra në tokë duke humbur jetën.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 10:55 të paradites së të shtunës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";