
Një punëtor është rrëzuar nga shkallet teksa ishte duke punuar në bodrumin e një pallati në Tiranë.
Policia bëri të ditur se aksidenti është regjistruar në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” në Tiranë.
35 vjecari u dërgua në spital pasi ka marrë disa dëmtime, që e bëjnë të detyrueshëm qënien nën kujdesin e mjekeve.
Advertisement
NJOFTIMI:
Më datë 19.06.2021, rreth orës 12:50, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, duke punuar në bodrumin e një pallati, është rrëzuar nga shkallët, punëtori shtetasi K. A., rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Advertisement