Mbi 35 mijë dosje stok janë në pritje për t’u gjykuar nga Gjykata e Lartë, e cila edhe pse aktualisht me 9 gjyqtare, nuk është në kapacitetet e saj të plota.
Zëvendës kryetar i kësaj Gjykate, Sokol Sadushi tha se për shkak të numrit të lartë, një gjyqtari i bie të shqyrtojë në vit 500 dosje, që është e papërballueshme.
SOKOL SADUSHI
ZV/KRYETAR I GJYKATES SE LARTE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Gjatë 2021, çështjet e reja të regjistruara janë 2847, ndërsa numri i 35837 mijë çështjeve që pritet të gjykohen është drejt uljes. Numri i vendimeve të marra gjatë 2021 është më i lartë se çështjet e regjistruara. Janë dhënë 3609 vendime.
Por Sadushi nënvizoi se ky institucion rrezikohet nga krijimi i një stoku të ri dosjesh për shkak të depozitimit të shumë rekurseve të pabazuara nga avokatët dhe institucionet publike.
Shqipëria në 100 mijë banorë ka rreth 12.5 gjyqtarë ndërkohë që niveli europian është rreth 25 gjyqtarë.
Nëse heqin dore nga rekurset e pabazuara do të ulë ndjeshëm këtë dosje. Unë i qëndrojë idesë se duhet të ketë më shumë këshilltarë se gjyqtarë, por nuk jam kundër dhe shtimit të tyre.
Lidhur me hartën e re gjyqësore ku reduktohen ndjeshëm numri i gjykatave të shkallës së parë dhe mbetet vetëm një gjykatë Apeli, Sadushi tha se është një domosdoshmëri dhe zgjidhja më e papranueshme që do i shërbejë strukturimit të institucioneve të gjyqësorit.