Një 33-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët në banesën e tij në fshatin Gjanç në Korçë.
Sipas policisë, dyshohet se i riu ka vrarë veten me çifte. Arma e gjahur, e cila u gjet pranë trupit të viktimës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ngjarja e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
“Mëngjesin e sotëm, në fshatin Gjanç, Korçë, është gjetur i pajetë, në banesë, nga familjarët, shtetasi K. N., rreth 33 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu (çifte).
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut që u gjet pranë trupit të pajetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia./vizionplus.tv