Goditet një tjetër rast i trafikut të emigrantëve të paligjshëm në vendin tonë.
Policia e Lezhës arrestoi këtë të mërkurë një 33-vjeçar, i cili u kap në autostradën Milot-Morinë, teksa po udhëtonte me një furgon tip “Benz”.
Advertisement
Brenda mjetit ai kishte futur 12 emigrantë, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.
Ai po i transportonte klandestinët drejt Kosovës.
Advertisement