Policia e Gjirokastrës kapi një 32-vjeçar nga Bangladeshi, si të akuzuar për trafikim të emigrantëve.
Sipas policisë, ai, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka transportuar emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta nga kufiri i gjelbër me Greqinë në qytetin e Gjirokastrës dhe më pas në drejtim të Tiranës.
Advertisement
Trafikantët kërkonin nga emigrantët 250 euro për person për kalim kufiri në mënyrë të paligjshme.