Një 32-vjeçar ka goditur me thikë një të moshuar.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në fshatin Zhupan të Fierit. 70-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 09:20, në fshatin Zhupan,  Fier, shtetasi A. N., 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasen F. N., rreth 70 vjeçe, e cila  ndodhet në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin A. N., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedural”, thuhet në njoftim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /vizionplus.tv