
Sekretari i grupit parlamentar të PD, Arbi Agalliu shpërndau një mesazh me rastin e 31 vjetorit të themelimit të kësaj force politike.
Agalliu nuk ka lënë pa shigjetur në këtë ditë të rëndësishme për demokratet edhe Sali Berishën.
PD, shkruan Agalliu, lindi si mburojë e interesave të shqiptarëve do të vazhdojë e tillë e jo pronë e as mburojë e interesave personale të askujt, as të z.Sali Berisha.
Partia Demokratike ka lindur si parti e fjalës së lirë, si parti e të drejtave të njëriut, si parti e tregut të lirë e mbi të gjitha si parti pro Amerikane. Partia Demokratike lindi si mburojë e interesave të shqiptarëve do të vazhdojë e tillë e jo pronë e as mburojë e interesave personale të askujt, as të z.Sali Berisha.Për këdo që u përball me gënjeshtra dhe manipulime të stilit komunist u them se në këtë ditë të shënuar të gjithë duhet të jemi të bashkuar, largë interesave personale, të tejkalojmë veten në të mirë të demokratëve dhe shqiptarëve.
Advertisement