Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar sot 31-vjetorin e demonstratës antikomuniste të Shkodrës.
Përmes një reagimi të gjatë në ‘Facebook’ Berisha theksoi se më datë 13 dhe veçanërisht më datë 14 janar të vitit 1990, mijëra qytetarë të Shkodrës iu përgjigjen thirrjes së grupeve antikomuniste.
Ish kryeministri ka shprehur mirënjohje ndaj të gjithë atyre që morën pjesë.
REAGIMI I BERISHËS
AdvertisementSot, 14 Janar, 31 vjetori i demostrates antikomuniste te Shkodres!
Te dashur miq, grupet antikomuniste, qytetaret dhe studentet e Shkodres, inauguruan Vitin e Ri 1990 ne Shqiperi me nje beteje te ashper me diktaturën komuniste, demostratat e fuqishme te datave 13-14 Janar 1990, per rrezimin e bustit te diktatorit komunist, Josif Stalin.
Me date 13 dhe veçanërisht me date 14 Janar te vitit 1990, mijra qytetare te Shkodres iu pergjigjen thirrjes se grupeve antikomuniste, mbushen dhe dolen ne nje demonstrat te fuqishme per te çliruar qytetin e tyre nga kulti i njerit prej diktatoreve me gjakësor te kohërave, Josif Stalin dhe per te hequr bustin e tij nga qendra e qytetit.
AdvertisementDiktatura staliniste e Ramiz Alise përdori kundër demonstruesve ushtrinë dhe mjetet e saj, sigurimin e shtetit dhe policinë e batalionin famëkeq te sambisteve per te shtypur demonstratën e pare antikomuniste.
Rregjimi diktatorial e shtypi me egërsi dhe brutalitet me te gjitha mjetet e dhunes demonstratën e 14 Janarit dhe arrestoi, torturoi dhe denoi me denime te renda per veprimtari antishteterore terroriste organizatoret e saj Ded Kasnecin, Rin Monajken, Flamur Elbasnani, Gjergj Livadhin, Ndoc Liqejzen vëllezërit Haxhi, Ndoc Liqejza, Gjovalin Ralba, Viktor Martini, Nikolin Thana, Tonin Dema, Nikolin Margjini, Bac Bilali, Ylli Gërshana, Klaudio Daka, Aldo Perizi, vëllezërit Alibali Hana Kraja etj.
AdvertisementPor jehona e saj brenda dhe jashte vendi ishte e madhe dhe hapi siparin e nje seri ngjarjesh te medha te vitit 1990, qe do kurorezoheshin me vendosjen e pluralizmit politik ne Shqiperi me Levizjen Studentore te Dhjetorit te vitit 1990.
Sot, ne kete 31 vjetor, le te shprehim ne te dashur miq nderimin dhe mirenjohjen tone me te thelle per qytetaret pjesmarres dhe organizatoret e demostrates se 14 Janarit 1990 te Shkodres, Rozafes se Lirise.
Rrofte Shkodra! sb