20 shkurtin e 31 viteve më parë shqiptarët shembën një nga simbolet e komunizmit. Mijëra qytetarë të revoltuar me sistemin diktatorial, vërshuan drejt sheshit “Skënderbej” dhe pasi e rrethuan, rrëzuan shtatoren e diktatorit
Gjithçka nisi pas një greve urie që kishin ndërmarrë qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e Enver Hoxhës.
Kreu i PD-së Lulzim Basha zgjodhi ta përkujtojë këtë ditë historike duke firmosur peticionin e dekomunistizimit në sheshin “Skënderbej”.
LULZIM BASHA
AdvertisementKRYETAR I PD
“Ky peticion detyron PD që të çojë në Kuvend iniciativën ligjore për të ndaluar simbolet e komunizmit, vetingun e deputetëve dhe anëtarëve të institucioneve për pastrimin nga personat e lidhur me regjimin. Zbardhjen e plotë të aktivitetit të diktaturës dhe aksesin e plotë të shqiptarëve ndaj këtyre informacione dhe të mos mbeten të kyçura në arkiva. Rishikimi i emërtimeve të gjithë objekteve publike në mënyrë që brezi i ri të rritet duke e glorifikuar por të kuptojë traumën që ka kaluar ky vend.”
31 vite më pas, sipas Bashës ka ende përpjekje për të mbajtur gjallë kultin e individit, duke iu referuar këtu ish-kryeministrit Sali Berisha.
LULZIM BASHA
AdvertisementKRYETAR I PD
“Të rinjtë duhet të dinë se kulti i i individit shkatërron dhe ngre një person të zakonshëm që e bën Zot. Ky është shkatërrimi i të çdo shoqërie.”
Ndërsa lideri historik i së djathtës, Sali Berisha, e kujtoi këtë ngjarje përmes një aktiviteti të zhvilluar në sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti. Ai deklaroi se Partia Demokratike sot ngjason me atë të vitit 1991 dhe nënvizoi rëndësinë e ringritjes së saj.
SALI BERISHA
AdvertisementISH-KRYEMINISTER
“Sot jemi në kushte të ngjashme në një aspekt me vitin 1991 sepse siç u pa, përsëri opozita shkau në fall-opozitë, u shndërrua në pseudo-opozitë, u largua nga vlerat e saj. Por përsëri, të parët që mbështetën përpjekjet për ringritje të opozitës ishin themeluesit, të përndjekurit dhe të persekutuarit politikë.”
Berisha përsëriti se edhe sot është i rëndësishëm revolucioni për t’u garantuar shqiptarëve lirinë dhe dinjitetin.