Durrësi dhe Bari kanë përkujtuar 30 vjetorin e eksodit të anijes Vlora. Afro 20 mijë shqiptarë u nisën nga porti i Durrësit më 5 gusht 1991 dhe pas tre ditësh mbërritën në Bari. Mbrëmjen e të enjtes u zhvilluan disa aktivitete në qytetit bregdetar. Fillimisht përfaqësues të bashkisë Durrës dhe Bari, si dhe ambasadori i Italisë në vendin tonë Fabrizio Bucci, kanë marrë pjesë në inagurimin e ekspozitës se fotografit italian Vittorio Arcieri.
Ndërsa në shëtitoren Taulantia u përurua simotra e monumentit, që do të vendoset edhe në Lungomaren e Barit.“Sono persone/Janë Njerëz”.
Vepra e ideuar nga artistja italiane Jasmine Pignatelli (Xhasminë Pinjateli), mblodhi rreth vetes përfaqësuesit më të lartë të pushtetit vendor dhe qendror në Durrës, deputetë si dhe përfaqësues nga bashkia e Barit.
Vendosja e monumentit në shëtitoren “Taulantia” është simbol i dialogut kulturor mes dy fqinjëve, që ndër shekuj kanë konsoliduar marrëdhëniet e tyre.
Përfaqësuesja e Bashkisë së Barit, Ines Pierucci nënvizoi gjatë fjalës së saj se marrëdhëniet mes dy vendeve startojnë shumë më parë sesa 8 gushti i vitit 1991.
INES PIERUCCI
PERFAQESUESE E BASHKISE BARI
Advertisement“Mirëpritëm ato ditë rreth 20 mijë shqiptarë, të dëshpëruar, që kërkonin ndihmë. Por historia e atyre ditëve është një histori që përsëritet vazhdimisht dhe nuk i përket vetëm Shqipërisë apo Italisë, por të gjithë Evropës.”
Autorja e monumentit, skulptorja Jasmine Pignatelli falenderooi popullin shqiptar që zgjodhi pikërisht vendin e saj për të realizuar ëndrrën e lirisë.
JASMINE PIGNATELLI
AUTORE E MEMORIALIT
“Frymëzimi per realizimin e kësaj vepre më erdhi në vitin 2018. Unë falenderoj popullin shqiptar që zgjodhi pikërisht vendin tonë për të realizuar endrrën drejt lirisë.”
Veçantia e monumentit është qasja dy dimensionale e vetë objektit, i cili ka formën e bashit të anijes, por njëkohësisht edhe formën e një libri të hapur. Në anët e jashtme të librit ka një tekst dedikues në alfabetin “mors”:
“Janë njerëz, njerëz të dëshpëruar.
Nuk mund ti’kthejmë pas,
ne jemi shpresa e tyre e vetme”.