30 vjet nga eksodi i anijes Vlora/ Përurohet sheshi “Sono persone 8.8.91” në Bari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
30 vjet nga eksodi i anijes Vlora/ Përurohet sheshi “Sono persone 8.8.91” në Bari

Në 30-vjetorin e eksodit të shqiptarëve drejt Italisë, një nga sheshet e Barit, aty ku zbarkoi anija “Vlora”, në bordin e së cilës udhëtonin 20 mijë shqiptarë do të mbajë emrin “Sono persone 8.8.91”. Në shenjimin e saj ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe homologu i tij i Barit, Antonio Decaro.

 

Veliaj vlerësoi mikpritjen e popullit italian, që na u gjend pranë në ato ditë të vështira.

 

Advertisement

“Nuk besoj se ka shqiptarë që ta ketë harruar atë fotografi dhe mikpritjen e popullit të Barit. Ata ishin në plazh, vazhdonin jetën e tyre normale, kur pane një mal me njerëz, per te cilet Italia ishte Universi, hapja ndaj botës. Më kujtohet shprehja e Guiseppe Verdit që thoshte: “Unë po të kem Italinë, zëre se kam Universin”. Për shumë shqiptarë, që Italinë e shikonin me antenat e sajuara, ajo ishte vertet Universi i tyre”, tha Veliaj.

 

Teksa vlerësoi transformimin e Tiranës, Kryetari i Bashkisë së Barit, Antonio Decaro u shpreh se tashmë dy vendet shohin bashkërisht përpara. “Tirana është një qytet mjaft i bukur. Askush nuk do e kishte vënë re dallimin mes dy kryetarëve të bashkive, mund të ishim fare mirë dy kryetarë bashkish italianë ose dy kryetarë bashkish shqiptarë, nuk do e kuptonte askush përveç faktit që kryetari i bashkisë së Barit nuk flet edhe aq mirë gjuhën shqipe. Por, ne kemi folur për zhvillimin ekonomik, infrastrukturën, për urat. Ai më solli eksperiencën e pallateve plot ngjyra të Tiranës, që i kanë dhënë edhe një hov të ri atij qyteti, kur Edi Rama ishte kryetar bashkie, dhe nga pikëpamja simbolike, një operacion që po kërkojmë ta realizojmë me artistë ndërkombëtarë e vendas”, theksoi Decaro.

 

Advertisement

Mikpritja dhe solidariteti i popullit të Barit u përkujtua me disa aktivitete në Italinë fqinje .

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy