Policia e Shkodrës prangosi një 30-vjeçar këtë të enjte.
Ai u arrestua pas denoncimeve nga qytetarët se në shtëpi mbante armë zjarri.
Advertisement
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, blutë e Shkodrës i gjetën 30-vjeçarit një armë zjarri kallashnikov, një pistoletë sportive “Ekol” dhe 80 fishekë luftarakë.