Rëndohet situata në juglindje të vendit pas reshjeve të dëborës. Më e rëndë kjo situatë paraqitet në zonat malore aty ku trashësia e dëborës shkon deri në 30 cm. Në njësitë administrative Vithkuq e Lekas po punohet për hapjen e rrugëve të të gjitha fshatrave. Më e rënduar duket situata në fshatrat e njësive të Bashkisë së Pogradecit.

 

Në qoftë se kalimi në njësitë administrative Dardhas, Trebinjë e Velçan bëhet vetëm me zinxhirë, komunikimi me fshatrat e këtyre njësive është i pamundur për shkak se trashësia e dëborës ka shkuar më shumë se 30 cm bëjnë me dije burime zyrtare pranë bashkisë. Gjithashtu në fshatrat e njësivë Administrative Trebinjë e Velçan ka mungesë të energjisë elektrike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Grupe të OSHEE po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike. Probleme të energjisë elektrike në tensionin e ulët ka pasur për shkak të dëborës shoqëruar me erë të fortë edhe në fshatra të tjerë përfshi edhe ato të fushës së Korçës e Devollit.

 

Situatë e rënduar paraqitet edhe në Devollin e Sipërm si dhe në disa prej njësivë administrative të Kolonjës si dhe fshatrat e njesive Gore e Moglice ne Bashkine Maliq. Akset nacionale të juglindjes janë të kalueshme pa problem. Edhe akset e rrugëve drejt fshatrave turistikë të Dardhës dhe Voskopojës janë të kalueshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";