Tremijë vende pune të shpallura të lira gjatë katërmujorit të parë të vitit, nga 12.405 pozicione në total, vijojnë të jenë të paplotësuara.

 

Ndonëse të dhënat zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Punësimit flasin për një rritje të punësimit, me 30% më shumë se një vit më parë ndikuar nga heqja e masave anti-COVID, ekspertët thonë se vendet boshe të punës janë shumë më shumë sesa shifrat flasin.

ERION MUÇA
EKSPERT PER ÇESHTJET E PUNESIMIT

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ky numër është shumë i vogël në raport me realitetin faktik sepse një pjesë e mirë e vendeve vakante të punës, po të marrim për bazë nevojat dhe kërkesat imediate të industrisë fason, të hotelerisë për sezonin turistik apo industria call center që kanë publikuar një numër shumë më të lartë nga ky numër vendesh vakante të lira, kuptohet që ky numër nuk pasqyron realitetin e vendeve të lira të punës. Nuk pasqyron as një ofertë dinjitoze dhe serioze për të papunët sepse tani një pjesë e mirë e këtyre pozicioneve të lira janë vende që trajtohen me pagë minimale apo kushte të tjera të punës, për të siguruar apo mundësuar një jetesë konform standardeve të nevojshme të jetesës apo përballë kësaj rritjeje të vrullshme të çmimeve.”

 

Papunësia prek kryesisht moshat e reja, të cilët në vitet e para të jetës së pavarur e kanë të vështirë të futen në tregun e punës. Gerald Cakoni, një prej të rinjve shqiptarë që është në ciklin e fundit të studimeve, thotë se mundësinë e vetme të punësimit e ka gjetur jashtë vendit në muajt e verës.

GERALD CAKONI
STUDENT
“Kam punuar gjatë muajve të verës sepse gjatë muajve të shkollës e kemi pasur të pamundur për shkak të orëve të mësimit që nuk të japin mundësinë të punosh as part time. Kam pasur fatin e mirë të shkoj të punoj jashtë dhe duke qenë se kam të pamudnur të punoj gjatë muajve shkollorë, punoj në itali për 3 muaj si kamarier.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

se do t’i ofrohej e njëjta mundësi në vend, Geraldi nuk do e ndërronte.

“Të ardhurat jashtë janë shumë herë më të mira sesa do të merrnim këtu. Edhe në punër që janë shumë të kërkuara, të rinjtë fillojnë punë me pagë minimale, janë të pamjaftueshme për të mbijetuar.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjendur përballë fenomenit që tashmë të rinjtë po planifikojnë që në 9-vjeçare të lënë vendin sepse tregu vendas nuk përmbush nevojat dhe pritshmëritë e tyre, ekspertët japin këtë këshillë:

 

“Tregu vendas i punës duhet të fillojë të ndërgjegjësohet. Të jetë atraktiv për të rinjtë që ta shohin veten brenda vendit, me paga më të larta dhe të ndihen mirë brenda vendit.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";