29-vjeçari ekzekutoi Ramazan Mataj për shkak të motrës, Softa: Çfarë ndihmoi hetuesit në zbardhjen e tragjedisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
29-vjeçari ekzekutoi Ramazan Mataj për shkak të motrës, Softa: Çfarë ndihmoi hetuesit në zbardhjen e tragjedisë

Një ngjarje e rëndë tronditi vendin tonë në ditët e para të vitit 2025. Bëhet fjalë për vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Mataj në fshatin Dragoç të njësisë administrative Postribë, Shkodër, nga Arjon Hasaj.

Hasaj ka pranuar se është autori i krimit të rëndë, ndërsa i vëllai, Klisman Hasaj, ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk ka qenë në dijeni të veprimeve të vëllait. 29-vjeçari Arjon Hasaj ka treguar në detaje ngjarjen e rëndë, e cila sipas tij ka ardhur për shkak të lidhjes që viktima kishte me të motrën prej afro 6 vitesh.

Autori tregoi edhe mënyrën se si e futi në kurth Ramazan Matajn. Ai tha se kishte hapur një llogari false në Instagram me emrin e një vajze dhe la një takim me Ramazan Matajn, ku më pas e qëlloi me armë zjarri.

Por çfarë po ndodh me shoqërinë shqiptare? A po ndikojnë rrjetet sociale në tragjedi të tilla? Këto dhe të tjera u diskutuan në “Vizioni i Pasdites” me moderatoren Brikena Prifti dhe të ftuarit, Fatjon Softa, Doralda Tanellari dhe Edmond Licaj.

Advertisement

Eksperti i sigurisë, Softa u shpreh se në zbardhjen e tragjedisë kanë ndihmuar pamjet filmike ku shfaqej autori, zbërthimi i telefonit të viktimës si dhe hapja e profileve false nga 29-vjeçari.

Doralda Tanellari, sociologe tha se vendi ynë nuk e ka kulturën e duhur për të menaxhuar teknologjinë, teksa shtoi se rrjetet sociale janë një kurth.

Ndërkoh, Edmond Licaj, ekspert i teknologjisë deklaroi se në rrjetet sociale më shumë klikohen njerëzit që tregojnë se si përdoret hashashi, si përdoret arma, ose kur dalin duke numëruar para se sa artistët.

Pjesë nga biseda:

Advertisement

Softa: Ishte një atentat në rrethanat e Shkodrës, që fillimisht u dyshua se kishte lidhje me grupet kriminale, por nuk ishte kështu. Ishte një vrasje që erdhi për motive të dobëta. Shoqëria vuan shumë në këtë aspekt. Të zgjidhësh me kallashnikov konflikte të tilla do të thotë që ke humbur besimin te drejtësia.

Prifti: Ndikoi profili i rremë në zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorit?

Softa: Ajo që i ndihmoi hetuesit ishin pamjet filmike ku duket autori. Ky ka qenë një element pozitiv në zbardhjen e ngjarjes. Së dyti, është zbërthyer telefoni i viktimës. Shkaku i ngjarjes është lidhja që viktima kishte me motrën e autorit, e cila ndikoi në ndarjen e motrës nga bashkëshorti. Makina ka qenë e ndalur, sepse nëse do të ishte në lëvizje, me plagosjen e drejtuesit do të ishte përplasur.

Prifti: Çfarë po ndodh me shoqërinë shqiptare?

Advertisement

Tanellari: Ne nuk kemi një kulturë të duhur për të menaxhuar rrjetet sociale. Virtualiteti të bën të përdorësh imagjinatën pa ditur me kë je duke folur. Ka shumë raste kur fëmijët, të miturit, bien pre e këtyre ngacmimeve seksuale. Mënyra se si i zgjidhim konfliktet është një tjetër problem për shoqërinë shqiptare. Të gjitha këto janë problematika sociale. Ne kemi shumë pak analiza shkencore për të studiuar këto problematika shqiptare. I trajtojmë vetëm kur ndodh një fenomen i caktuar. Rrjetet sociale janë një kurth.

Prifti: Ku ndryshojmë ne nga vendet e tjera? Ka ndodhur në vende të tjera që rrjetet sociale të përdoren për ngjarje kriminale?

Licaj: Shteti ynë është shumë i kërcënuar nga rrjetet sociale. Një fenomen ndikon më shumë në shoqërinë tonë sesa në një vend tjetër. Rrjetet sociale thjesht japin audiencë falas, dhe shoqëria jonë u ka dhënë zë më shumë atyre që nuk duhet. Pra, kur del një këngëtar, nuk merr shumë vëmendje. Ne jemi mësuar me lajme të zeza, me vrasje. Më shumë klikohen njerëzit që tregojnë se si përdoret hashashi, si përdoret arma, ose dalin duke numëruar para. Kërcënimi për shoqërinë tonë vjen sidomos te fëmijët, sepse ata janë duke ndjekur këtë model. Ne po përdoremi nga rrjetet sociale. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy