Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për 28 personat e arrestuar dhe proceduar në kuadër të operacionit të koduar “Shpirti”.
Të gjithë këta persona u proceduan dhe u arrestuan në kuadër të një hetimi antidrogë italo-shqiptar, rezultatet e të cilit u komunikuan nga SPAK gjatë një konference të përbashkët për shtyp me autoritetet e prokurorisë italiane më 2 korrik.
Për këtë dosje të pandehur u mor edhe prokurori i Vlorës Maksim Sota, të cilin SPAK e mori të pandehur për shpërdorim detyre, ish shefi i antitrafiqeve Ilirjan Balla si dhe dy ish badigardët e Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku, njëri i arrestuar në Francë de tjetri në Gjermani. Për këto dy të fundit rëndon akuza e trafikut të drogës.