Zbardhen detaje të reja në lidhje me vdekjen nga Covid-19 të 27-vjeçares nga lagjia “Jani Vruho” në qytetin e Beratit.
Burimet zyrtare të Spitalit Rajonal të Beratit konfirmojnë se,e reja mbërriti në këtë spital në gjendje kritike për jetën.
Mjekja infeksioniste në Repartin Covid-19 të Spitalit Rajonal të Beratit, raporton Vizion Plus,Etleva Vila ka deklaruar sot për mediat se,Ariola Cakollari është paraqitur në Repartin e Urgjencës të Spitalit Rajonal Berat në dt.25.02.2021,në orën 00:30 minuta dhe vajza ishte në gjendje të rënduar.
Mjekja Vila deklaron se,vajzës i është dhënë ndihma e shpejtë,ju kryhen të gjitha ekzaminimet dhe nga skaneri ka rezultuar se 27-vjeçarja kishte 90% të mushkërive të prekura nga Covid-19.
“Pasi konstatuam se gjendja e saj shëndetësore ishte kritike,ne si mjekë konkluduam në nisjen e saj me urgjencë me autoambulancat e Spitalit Rajonal Berat drejt Spitalit Infektiv Covid-1 në Tiranë”-,ka deklaruar mjekja Vila.
Duke marrë shkas nga rastet e shtuara të të prekurve me Covid-19 në qarkun e Beratit,mjekja Vila ka deklaruar se,pjesa më e madhe e rasteve ka qënë e qëndrueshme dhe janë trajtuar nē Repartin Covid-19 në Spitalin e Beratit,ndërsa rastet e rënduara janë dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin Infektiv në Tiranë.